Gossip Showbiz

E pabesueshme! Woody Harrelson dhe Matthew McConaughey mund të jenë vëllezër?

Woody Harrelson ka konfirmuar se ai dhe Matthew McConaughey do të bëjnë një test të ADN-së për të zbuluar nëse ata janë vëllezër.

Dy aktorët, të cilët kanë një ngjashmëri të habitshme mes tyre, kanë diskutuar më parë për mundësinë e kryerjes së një testi ADN-je, pasi McConaughey zbuloi se nëna e tij kishte njohur babain e Harrelson shumë vite më parë.

Në një intervistë të fundit, Harrelson tregoi për një bisedë që pati me McConaughey në Greqi, ku nëna e McConaughey përmendi se ajo e kishte njohur babanë e Harrelson.

Fëmijët e mi e quajnë Xha Woody, fëmijët e tij më quajnë Xhaxha Matthew

– tha Harrelson, duke shtuar se familjet e tyre shpesh ngatërrojnë fotografitë e njëri-tjetrit për shkak të ngjashmërisë.

Në një intervistë të re për Radio X, Harrelson shpjegoi se dy aktorët do ta kryejnë testin e ADN-së për të zbuluar nëse janë vëllezër, duke thënë:

Mendoj se ka një mundësi reale.