Aktori i njohur hollivudian, Matthew McConaughey, ka treguar një detaj interesant mbi jetën e tij martesore me bashkëshorten Camila Alves, duke pohuar se madhësia e shtratit ka ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e lidhjes së tyre.
Në një intervistë për “Fox News”, ylli i filmit “Interstellar” u shpreh se kalimi nga një shtrat i madh “king-size” në një më të vogël “queen-size” ka ndihmuar që marrëdhënia e tyre të bëhet më e afërt.
Një mëngjes u zgjova dhe Camila dukej si në një fushë futbolli larg meje. Kur doja të afrohesha, duhej të lëvizja disa metra. E kuptova që ky shtrat i madh nuk ishte i mirë për martesën tonë. Ndaj morëm një më të vogël, ku shtrihemi krah për krah. Ju them, është fantastike për një martesë të lumtur
-tha aktori 55-vjeçar.
McConaughey, i cili së fundmi ka publikuar librin e tij “Poems & Prayers”, theksoi se kjo zgjedhje e thjeshtë ka sjellë më shumë afërsi në çift, ndërsa jeta familjare e tyre vazhdon të jetë prioritet.
Së fundmi, ai ka përfshirë edhe familjen në karrierën e tij artistike: në filmin “The Lost Bus”, aktori luan së bashku me vajzën e tij më të madhe dhe nënën e tij, Kay McConaughey, 93 vjeç.
Ky rrëfim i sinqertë i aktorit është pritur me shumë interes nga fansat, duke e bërë një nga historitë më të komentuara për jetën personale të tij.