Aktualitet

E zuri zetori poshtë, humb jetën 60-vjecari

Një 60-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se është zënë poshtë nga një zetor, me të cilin ishte duke punuar. 60 vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi tu shpëtonte dot plagëve të marra. Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas, ishte duke punuar me një mjet tip zetor në fshatin Progër në Devoll, i cili është batuar dhe për pasojë mjeti i punës e ka zënë poshtë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.