Showbiz

Edhe Kida largohet nga “On Records”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Kida sapo ka lajmëruar se është shkëputur nga shtëpia diskografike “On Records” për arsyen e thjeshtë se i ka përfunduar kontrata.

Që në fillimet e karrierës së saj ajo ka punuar në këtë studio ku ka sjellë projekte të suksesshme muzikore të cilat kurrë nuk kanë munguar as në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Tashmë ajo është gati për të sjellë gjëra të tjera, ndoshta me një tjetër perspektivë. Sakaq, këngëtarja ka premtuar se do të vazhdojë të sjellë prurje muzikore.

Kujtojmë se vitin e kaluar “On Records” shkëputi marrdhënien me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo për shkak të mosmarrëveshjeve që patën në punën e tyre.