Asgjë që bëjnë motrat e klanit Kardashian-Jenner nuk është për tu habitur.
Së fundmi, pas deklaratave se Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të 4-t në mënyrë surrogate, fansat janë të bindur se edhe Kylie Jenner është në pritje të ëmbël.
Kjo nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe pasi edhe vitin e kaluar, Khloe, Kim dhe Kylie u bënë njëkohësisht nëna të 3 vogëlusheve.
Ditë më parë Kylie Jenner trazoi rrejtin duke dhënë një intërvistë për “Hollywood Life” tha se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, dhe pasi i premtoi fansave se ka një tjetër surprizë për ta, këta të fundit janë të bindur se bëhet fjalë për një tjetër shtatzëni.
Mesa duket kjo nuk do të ndodhë së shpejti pasi menjëherë pas këtyre spekulimeve, Kylie e mohoi se është shtatzënë.