Aktualitet Politikë

Edhe në qendrën ku do të votojë kryeministri Edi Rama ka probleme me pajisjen e identifikimit!

Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, janë shënuar dhe problematikat e para.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një raportim lidhur me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë dhe në disa vende nuk ka nisur ende.

Edhe në qendrën e votimit 626, ku voton edhe kryeministri Edi Rama nuk ka nisur ende procesi i votimit. Deri më tani janë ndërruar katër pajisje identifikimi.

Nga 5213 QV deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte  1.29%.