Sport

Oliver Kahn ironizon për çështjen Balogun: Do të më pëlqente që t’i hiqej kartoni i verdhë i Ballack në 2002

Çështja Balogun vazhdon të diskutohet në ambientet futbollistike teksa personalitete të ndryshme vazhdojnë të japin opinionet e tyre për vendimin e FIFA për të pezulluar përkohësisht sanksionin sulmuesit amerikan të ndëshkuar me karton të kuq të marrë në ndeshjen me Bosnje Hercegovinën.

Këtë herë ai që foli ishte ish portieri legjendar gjerman Oliver Kahn që përdori rrjetin social X për të kritikuar këtë masë teksa zgjodhi të përdorë ironinë.

‘Nëse po rishkruajmë historiënë e futbollit, atëherë unë kam një sugjerim të vogël: do të më pëlqente që FIFA të anulonte kartonin e verdhë të Michael Ballack në gjysmëfinalen e Botërorit 2002 që e la jashtë finales. Dhe jemi që jemi, të përsërisim edhe finalen me Brazilin’-shkruante në postimin e tij Oliver Kahn.

Në Botërorin e 24 viteve më parë, mesfushori gjerman u ndëshkua me karton të verdhë në gjysmëfinalen me Korenë e Jugut që Die Mannschaft e fitoi 1-0. Ballack që ishte element kyç i Gjermanisë së asaj kohe kishte 3 gola të shënuar dhe 4 asiste. Por kartoni i tretë i verdhë që mori gjatë kampionatit bëri që ai të humbasë finalen e madhe ndaj Brazilit me Gjermaninë që e ndjeu mungesën e tij dhe e humbi sfidën 2-0 me gola të shënuar nga Ronaldo.