Egla Ceno, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, ka dhënë mendimin e saj për banorët e edicionit të katërt të BBVA, duke shprehur mbështetje për Laertin dhe duke kritikuar Rozana Radin.
Në një InstaStory, ajo ka treguar se është me Laertin deri tani, duke e shoqëruar me një emoji buzëqeshjeje.
Ndërkohë, për Rozanën, Egla nuk ka hezituar të lërë një koment të ashpër, duke i thënë asaj se publiku tashmë ka krijuar një opinion të qartë për të. Ajo ka thënë:
Për Rozanën nuk ka nevojë ta komentoj, se publiku shikon qartë çfarë ‘gjelle’ je
Egla gjithashtu ka parashikuar se Rozana mund të jetë një nga të nominuarit që do të largohet nga shtëpia, duke shtuar:
Mendoj që kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia para Gertës.

Gjithashtu ajo ka shtuar se refuzon të kritikojë lojën e banorëve por…
Karma ndonjëherë punon shumë shpejt

Këto komente kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Egla Cenos, të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë për dinamiken e shtëpisë së BBVA dhe mendimin aktores.