Gossip Showbiz

Egla Ceno ka diçka për të thënë për Gjestin pas marrjes së Zarfit të Zi!

Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues pas ngjarjes së fundit ku Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Ajo ka shpjeguar se vitin e kaluar kishte pasur të njëjtin plan për të larguar nga formati, por kishte vendosur të heqë dorë pasi e kuptoi se do të përfundonte sërish në rrethinat e “Top Channel”-it.

Në reagimin e saj, Ceno ka theksuar:

Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet, dhe e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, por nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’.

Komenti i Eglës ka shkaktuar një reagim të madh në rrjet, duke nxitur debatet mbi ndikimin dhe realitetin e formatit të famshëm.