Gossip Showbiz

Egla Ceno në mbrojtje të Gjestit? Çfarë ka thënë ajo?

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka shprehur mbështetje për banorin e këtij sezoni, Gjestin, duke e cilësuar atë si një nga më të fortët në shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egla theksoi se Gjesti nuk ka rival brenda shtëpisë dhe se të tjerët ose i afrohen prej frikës, ose nuk guxojnë ta nominojnë.

Aktorja, e njohur për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në Big Brother, shtoi se, në kontekstin e krijuar brenda shtëpisë, ajo qëndron në anën e Gjestit, duke e cilësuar atë si “djaloshin pa shkollë, por më të vërtetin nga të gjithë”.

Egla gjithashtu e konsideron “Big Brother” si një nga spektaklet më të paparashikueshme, ku në fund të fundit “ruhet njeriu”.