Tensionet mes Rozana Radit dhe Egli Takos në “Big Brother VIP Albania” u intensifikuan edhe më shumë gjatë një debati në oborr, ku fjalët shkëmbyen me ton të lartë.
Rozana këmbënguli se Egli nuk ishte kthyer për vetveten, por sepse kishte humbur veten gjatë rrugëtimit të saj.
Nuk je kthyer për veten tënde dhe për të dalë ashtu siç hyre. Gjatë rrugës e humbe veten
Në këtë moment ndërhyri Gjesti, i cili përpiqej të qetësonte situatën. Ai i kërkoi Rozanës të mos diskutonte me Eglin, duke theksuar se ishte e vetëdijshme për gjendjen e saj para largimit.
Lëre, sapo ka hyrë, e di shumë mirë në çfarë gjendje ka qenë
Rozana e sfidoi me një pyetje të drejtpërdrejtë: “
A unë apo ti kemi qenë që e kemi quajtur posesive?
Gjesti u përgjigj duke thënë:
Të dy
Egli, nga ana tjetër, reagoi duke kujtuar Rozanës se kishte vënë re reagimin e saj kur ajo ishte rikthyer në shtëpi.
Pashë fytyrën tënde kur hyra, nuk u gëzove, t’u realizua ëndrra më e madhe
Pas përkeqësimit të situatës, Egli vendosi të largohej nga debati, duke lënë një mesazh të qartë.
Mirë, zihuni me njëri-tjetrin, bëni çfarë të doni
tha ajo, duke shtuar tensionet në shtëpi.
Pas largimit të Eglit, Rozana dhe Gjesti mbetën jashtë duke përpjekur të qartësohen, ndërsa konflikti mes tyre mbetet i hapur, duke rritur akoma më shumë tensionin në shtëpi.