Live From Tirana Showbiz

Ekskluzive/Bashkë apo të ndarë? Ina Aderi thyen heshtjen pas videos virale me Keijsin në “Fan Club”!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private…

Një video e postuar dje ka bërë xhiron e rrjetit, ku shfaqesh në studion e “Big Brother VIP Fan Club” dhe Keijsi është duke të të bërë foto. Ndërkohë Keijsi i ftuar në “Big Brother Radio” në TAR, ka deklaruar se ju jeni ndarë. Si është e vërteta e marrëdhënies suaj?

Unë nuk kam bërë asnjë reagim as në rrjetet e mia sociale dhe duhet ta them këtë gjë për të gjithë njerëzit që na kanë besuar. Kur bëhesh personazh publik, edhe njerëzit presin një lloj sqarimi. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë. Kur më pyete për rrugëtimin tim nëse do i ndryshoja gjë, të thashë jo. Vazhdoj të mendoj njësoj. Ka qenë një rrugëtim plot emocione, me të mirat dhe jo të mirat e veta. Eksperienca me Keijsin, ka qenë eksperienca më e bukur që unë kam krijuar aty brenda. Ka qenë ndjesi, ka qenë mbështetje, ka qenë çdo gjë për mua. Pasi dolëm jashtë, ne u përpoqëm ta vazhdonim lidhjen tonë, për ta njohur njëri-tjetrin më shumë, sepse koha aty brenda ishte e pamjaftueshme. Kemi pasur goxha zënka mes nesh, disa i kemi fshehur, disa jo, sepse kjo heqja nga Instagrami dhe unë që thoja që jemi mirë, ndërkohë që nuk është se ishim dhe aq mirë, por nuk doja që ta lija kaq lehtë këtë gjënë tonë, sepse jam njeri që investohem në lidhjen që kam. Një lidhje kur nis, nuk nis për të mbaruar. I kemi lënë kohë njëri-tjetrit. Kurrë mos thuaj kurrë, është një shprehje. Për momentin po, jemi të ndarë. Ajo video është bërë në “Fan Club”, sepse sigurisht ne ruajmë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk është se jemi ndarë në kushte që nuk shihemi, apo nuk flasim. Përshëndetemi me njëri-tjetrin, pyetemi nëse jemi mirë, por kaq. Thjesht ka qenë duke më bërë një video për ta postuar në Instagram.