Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. I ftuar sot në “Wake Up” ishte ish-banori i “BBV4” Jozi për të folur për Loredanën dhe jo vetëm.
Unazën e kam në shtëpi. Nuk më mban lidhur vetëm ajo gjë më Loredanën. E harroj shpesh se nuk jam mësuar ndonjëherë. S’kam qenë i martuar më parë. U mërzita kur Lori e hoqi.
Dasmën me Loredanën ai e kujton me shumë dashuri, teksa duket se është gati edhe për një dasmë reale me të.
Dasma me Lorin kujtim i paharrueshëm, patjetër që do bëja një dasmë me të jashtë. Ajo do jetë përmbledhja, kapaku. Është krijuar ai pëlqimi, për t’u parë jashtë. Do ftoja G-Ban, Valbonën, Danjën, Gertën, Aldon. Divanin blu s’e kisha ftuar.