Një studim i bërë nga ekspertët e Harvard dhe i publikuar në “Journal Science on Tuesday” ngre alarmin se distancimi social në SHBA mund të vazhdojë deri në vitin 2022.
Ekipi i studiuesve përdorën të gjitha informacionet që dihen deri tani mbi Covid-19 duke krijuar skenare të mundshme mbi të ardhmen e kësaj pandemie.
Kjo teori e tyre bie në kundërshtim me atë çfarë thotë Shtëpia e Bardhë se virusi mund të ndalojë gjatë verës. Ata u shprehën se distancimi social do të vazhdojë deri në 2022-shin nëse nuk gjendet shpejt një vaksinë.
Edhe nëse Koronavirusi do të zhduket nuk përjashtohet aspak mundësia që ajo të rikthehet dhe një situatë e ngjashme mund të zgjasë deri në vitin 2024. Kjo kohëzgjatje kaq e madhe sigurisht që do të ketë pasoja të thella në ekonomi, shoqëri dhe edukim.