Aktualitet

Eksperti amerikan: “Nëse SHBA hapet me 1 maj, rrezikohet një përhapje masive e virusit”

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, tha se ekziston “një rrezik i jashtëzakonshëm” për përhapje të mëtejshme të koronavirusit nëse Amerika rihapet që më 1 Maj, datë që po shqyrtohet nga presidenti Trump. Fauci i tha CNN-it, se rigjenerimi i tregëtisë nuk do të bëhet “sa hap e mbyll sytë”. Ai deklaroi se shpreson që “të paktën në një farë mase”, vendi t’i rikthehet punës dhe aktiviteteve të rutinës së përditshme muajin e ardhshëm, por shtoi se gjasat janë që të mos jetë njëlloj në zona të ndryshme të Amerikës.