Health & Beauty

Ekspozimi i foshnjave ndaj ekraneve para moshës 2 vjeç mund të shkaktojë…

Një numër në rritje studiuesish po shprehin shqetësime lidhur me përdorimin e ekraneve nga fëmijët shumë të vegjël. Një studim i fundit sugjeron se ekspozimi i shpeshtë ndaj ekraneve para moshës 2 vjeç mund të ndërhyjë në fazat kritike të zhvillimit të trurit. Gjatë këtyre viteve të para, truri i foshnjës zhvillohet me shpejtësi duke krijuar lidhje të rëndësishme që mbështesin gjuhën, përqendrimin dhe rregullimin emocional.

Ekspertët besojnë se ekspozimi i tepërt dhe pasiv ndaj ekraneve mund të zvogëlojë ndërveprimet reale që janë thelbësore për foshnjat. Komunikimi, kontakti me sy, loja dhe eksplorimi fizik ndihmojnë në forcimin e rrjeteve nervore që ndikojnë në të mësuarit dhe sjelljen në të ardhmen. Edhe pse teknologjia është pjesë e jetës moderne, shumë specialistë të pediatrisë rekomandojnë kufizimin e përdorimit të ekraneve për fëmijët nën 2 vjeç dhe fokusimin tek ndërveprimi njerëzor, loja dhe përvojat shqisore që mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të trurit.

Ndërkaq, një gotë qumësht në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru, sugjeron një studim i ri shkencor. Sipas kërkimit të publikuar në revistën Nutrients, konsumimi i rreth 180 gramëve qumësht në ditë, afërsisht një gotë mesatare, lidhet me një ulje të rrezikut për goditje në tru deri në 10 për qind. Studimi është realizuar nga studiues japonezë, të cilët analizuan të dhëna për persona të moshës 30 deri në 79 vjeç. Në vend që të ndiqnin pacientë realë, ata ndërtuan një model simulimi 10-vjeçar për të parashikuar ndikimin e rritjes së konsumit të qumështit në popullatë.

Sipas përllogaritjeve, nëse konsumi i qumështit rritet në nivelin e rekomanduar, rreziku i përgjithshëm për goditje në tru mund të bjerë me rreth 7 për qind në një dekadë, ndërsa në disa grupe arrin deri në 10.6 për qind. Rritja e konsumit të qumështit mund të parandalojë mbi 123 mijë raste dhe rreth 18 mijë vdekje gjatë së njëjtës periudhë. Ekspertët theksojnë se përfitimet lidhen me përbërjen e pasur ushqyese të qumështit, i cili përmban kalcium, kalium dhe magnez, minerale që ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.