Aktualitet

Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini

Policia e Elbasanit ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini.

Mehja, sipas burimeve zyrtare është  ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës, duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm .

LEXO EDHE: Anuela Ristani rikthehet në drejtimin e Bashkisë/ Veliaj: Ridelegimi i gabuar, mendova se ishte dakordësuar, kam vetëm mall të takohem me Ramën

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini .

Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.