Sport

Elbasani kryeson i vetëm, Teuta ngjitet në katërshe pasi mposht Vllazninë!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 13-të në Superiore.

Teuta është kthyer të fitojë përsëri pas 8 vitesh në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e ka bërë këtë në një moment të rëndësishëm pasi kthen durrsakët fuqimisht në garë për vendin në katërshe, ndërsa i heq kreun shkodranëve.

Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e kanë bërë një gol në fund i Beshirajt. Por ka pasur edhe raste për diskutim dhe polemika të vazhdueshme për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët, ndërsa në fund kryesori iu nxori edhe një lojtar me të kuq para se të zëvendësohej.

LEXO EDHE: La Liga vendos rekord të ri për të drejtat televizive, mbi 1 miliard euro në sezon!

Shkodranët zbresin në vendin e dytë. Durrsakët ngjiten në katërshe.

Elbasani dhe Partizani u ndanë në paqe pas barazimit 0-0 në javën e 13-të në Superiore.  Skuadrat prodhuan shumë pak raste flagrante për gol dhe nuk arritën ta gjejnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas asaj me Dinamon në javën e shkuar njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. “Demat” ngjiten në renditje.

REZULTATET E SOTME: 

ELBASANI 0-0 PARTIZANI (Stadiumi “Elbasan Arena”)

VLLAZNIA 0-1 TEUTA (Stadiumi “Loro Boriçi”)

NESËR  

TIRANA – EGNATIA 13:30 (Stadiumi “Selman Stërmasi”)

BYLIS – DINAMO 13:30 (Stadiumi “Adush Muçaj”)

FLAMURTARI – VORA 16:30 (Stadiumi “Flamurtari”)