Një tufë elefantësh që kalonin një linjë hekurudhore në zonën Madukkarai të qytetit Coimbatore në rajonin Tamil Nadu të Indisë, kaluan në mënyrë të sigurt përmes një sistemi paralajmërimi të hershëm të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale. Pamjet e ndara nga Departamenti i Pyjeve i Tamil Nadu tregojnë momentin kur një grup elefantësh kaluan në mënyrë të sigurt shinat e trenit. “Kalimi i sigurt në rajon bazohet në inteligjencën artificiale dhe se që nga vendosja e sistemit në zbatim është realizuar kalimi i sigurt për afërsisht 6.500 elefantë”-tha në një deklaratë Departamenti i Pyjeve.
AI system in Tamil Nadu, India saves elephants from train collisions
In Tamil Nadu’s Madukkarai, an AI-powered early warning system has prevented elephant deaths on railway tracks since November 2023. Using 12 towers with 24 cameras, the system detects elephants and instantly… pic.twitter.com/SYSokZlcpK
— The Internet || Be Amazed (@TheInternet_101) August 27, 2025
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Hulumtimet kanë treguar se elefantët varrosin të vegjëlit e tyre të vdekur. Studiuesit në rajonin e Bengalit të Indisë zbuluan pesë vende ku u bënë varrime midis 2022 dhe 2023, sipas një studimi të botuar në “Journal of Threatened Taka”. Ekipi zbuloi se një tufë elefantësh e kishin mbajtur këlyshin e ngordhur nga trungu dhe këmbët e tij përpara se ta varrosnin në tokë, me këmbët lart.
“Bazuar në vëzhgimet jokonvencionale, fotografitë digjitale, shënimet në terren dhe raportet e autopsisë, ne zbuluam se kufomat e këlyshëve u varrosën në një pozicion të prirur, pavarësisht nga shkaku i vdekjes,”-shkruajnë autorët e studimit Parvin Kaswan dhe Akashdeep Roy. Në një rast, tufa gjëmonte fort rreth një këlyshi të varrosur.