Design Lifestyle

Elegancë, luks dhe stil/Këtë 7-8 Mars dhuratat e duhura i gjeni vetëm në Enzo Attini!

Datat 7 dhe 8 Mars po afrojnë dhe me siguri ju po mendoni se çfarë t’i dhuroni mësueses, nënës, motrës apo mikeshës suaj. Në këto ditë të shënuara festash, duhet të mendoni patjetër për diçka që të shprehë gjithë dashurinë e mirënjohjen që keni për gratë e rëndësishme të jetës suaj. E këtu na vjen në ndihmë Enzo Attini me disa sugjerime që nuk gabojnë asnjëherë.

Pra, për ju që ende nuk e keni gjetur surprizën që dëshironi t’u bëni atyre, mos u shqetësoni. Nëse po pyesni veten si të zgjidhni dhuratën e duhur, më poshtë po ju japim disa ide që nuk do të zhgenjejnë askënd…

Orë

“Castello di Miramare” u ndërtua nga Archduke Ferdinand Maximilian i Hapsburgut për gruan e tij të bukur, Charlotte të Belgjikës në vitin 1860. Stili pasqyron interesat artistike të arkidukës, i cili ishte njohur me stilet arkitekturore eklektike të Austrisë, Gjermanisë dhe Anglisë.

Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.

Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë
kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve. Lëkura Italiane e përdorur për rripat e orës njihet si më e mira në industrinë e modës luksoze dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë të përpunimit. Artizanët italianë e përpunojnë atë vetëm me produkte natyrale me disa nga teknikat më të lashta romake.

Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.

Byzylyk

“Fontana di Trevi” – President Bracelet është një byzylyk elegant, i dizenjuar për tu përdorur si një aksesor i përditshëm dhe është në kombinim perfekt me orën Enzo Attini. Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.

Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme. Enzo Attini përdor materiale premium për të prodhuar aksesorë unikë që tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Ky byzylyk mund të personalizohet sipas dëshirës tuaj dhe gdhendja është pa kosto ekstra.

Syze

Syzet Enzo Attini kanë shumë detaje fashion, ato janë kombinimi perfekt i dizajnit ikonik të ndërthurur me punën fantastike të dizenjuesve italianë të markës Enzo Attini. Çdo palë syze është përpunuar me përpikëri nga materialet më cilësore dhe me vëmendje të madhe ndaj detajeve, për të përmbushur standardet më të larta të cilësisë.

Enzo Attini krijon syze që nuk janë thjesht aksesorë, por bizhuteri për sytë. Punuar me dorë nga materialet më të çmuara, çdo pjesë është një investim një elegancë dhe sofistikim. Lentet ofrojnë qartësi optike të jashtëzakonshme, polarizim perfekt dhe një dizajn të sofistikuar, duke kombinuar stilin me përformancën.

Pavarësisht nëse jeni duke blerë për veten tuaj ose duke kërkuar për dhuratën e përsosur për femrat e rëndësishme në jetën tuaj, tani është koha e përkryer për të eksploruar gamën e gjerë të produkteve nga koleksioni Enzo Attini.