Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka zbuluar se ka përfunduar me sukses një master në Këshillim Klinik të Shëndetit Mendor, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e saj profesionale, tetë vite pasi i dha fund karrierës në aktrim.
E njohur për rolet në filma si “Bring It On” dhe serialin “Buffy the Vampire Slayer”, Eliza ndau lajmin përmes një postimi emocional në Instagram, ku falenderoi veten, fëmijët, familjen dhe komunitetin për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj rrugëtimi.
Diplomimi më duket më shumë sesa një arritje – më duket si një thirrje e realizuar. Pasion i vërtetë i manifestuar
-shkroi 43-vjeçarja, duke shtuar se pas gati një dekade pune të brendshme, e ndjen këtë si thirrjen e saj të re.
Ajo njoftoi gjithashtu se është e certifikuar në terapi të asistuar nga psikedelikë, një fushë në zhvillim në trajtimin e çrregullimeve mendore.
Dushku theksoi sakrificat që ka bërë për të ndjekur këtë rrugë, duke i dedikuar arritjen djemve të saj, që sipas saj, e kanë mbështetur me dashuri çdo ditë.
Me një karrierë të suksesshme në Hollywood pas, Eliza Dushku po ndërton tani një të ardhme të re, të përqendruar në ndihmën për të tjerët, duke e përshkruar këtë rrugë si “thirrjen e saj të vërtetë”.