Tech Top Tech - News

Elon Musk do të shpenzojë 5 TRILION$ për AI?! Projekti që mund të ndryshojë planetin…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Nëse mendon që qiraja në Tiranë është e shtrenjtë… prit të dëgjosh këtë: Elon Musk po mendon një projekt që kushton… 5 TRILION dollarë. Po, jo milion, jo miliard… trilion. Në këtë pikë edhe Excel-i hapet dhe thotë “mos më lodh kot”.

Ideja quhet TeraFab — një super-fabrikë që do prodhojë çipa për AI në një nivel që sot duket si science fiction. Objektivi? Të prodhojë aq shumë çipa sa të konsumojnë 1 teravat energji në vit. Për ta kuptuar më thjeshtë: kjo është si të ndezësh një shtet të vogël vetëm për kompjuterë që mendojnë më shumë se ne.

Sipas analizave, për ta realizuar këtë ëndërr duhen mbi 100 fabrika super-moderne, secila me çmim nga 25 deri në 35 miliardë dollarë. Pra jo “hapim një biznes”, por “hapim një planet tjetër industrial”. Dhe kjo pa llogaritur memoriet, paketimin, punëtorët, materialet… dhe nervat.

Problemi? Nuk janë vetëm lekët. Edhe nëse i gjen 5 trilion dollarë — që është pothuajse sa gjithë ekonomia e disa vendeve bashkë — prapë s’ka mjaftueshëm pajisje, inxhinierë dhe kohë për ta ndërtuar këtë gjë. Është si të kesh para për të blerë 100 Ferrari… por nuk ka fabrikë që i prodhon aq shpejt.

Pyetja e madhe mbetet: a po përgatitet Musk të sfidojë gjithë industrinë e çipave — nga TSMC te Samsung — apo thjesht po vendos një benchmark të ri për fjalën “ambicie”?

Një gjë është e sigurt: kur Elon Musk bën plane, pjesa tjetër e botës fillon i bie lapsit.