Bota

Elon Musk sfidon Putin në një duel ‘kokë më kokë’ për Ukrainën!

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një ‘luftë’ kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.

“Unë sfidoj Vladimir Putin në një ndeshje të vetme në arte marciale. Në lojë është Ukraina”.

Me një postim në Twitter, miliarderi amerikan Elon Musk nis provokimin e tij, për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Një hedhje doreze për numrin një të Kremlinit, pa shtuar detaje. Fusha e betejës, megjithatë, mund të jetë një qilim duke pasur parasysh se Putini është kampion (edhe pse i përjashtuar nga federata ndërkombëtare) e xhudos, ndërsa Musk praktikon arte të ndryshme marciale duke përfshirë atë të preferuar nga lideri rus.

“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetin rus për të shkruar emrin e zotit Putin.

“Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.

Nuk është hera e parë që Elon Musk tenton të përballet me dikë të famshëm. Në vitin 2020 ai sfidoi Johnny Depp në një luftë të përzier të arteve marciale sepse aktori e kishte fyer. Musk ishte “i përfshirë” në padinë e divorcit mes Depp dhe ish-it, Amber Heard, për një marrëdhënie seksuale të dyshuar me këtë të fundit.

Politikanët ukrainas deri më tani e kanë mirëpritur ofertën.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, vetë një ish-boksier  u përgjigj me tre emoji.

Presidenti rus ende nuk është përgjigjur. Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës gjatë gjithë pushtimit.

Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, furnizoi Ukrainën me një numër pjatash satelitore që synojnë të mbrojnë aksesin e internetit në vend.