Celebrities Showbiz

Albina Kelmendi në një rrëfim mbi një moment të vështirë shëndetësor!

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, tregoi një moment personal lidhur me një situatë të vështirë shëndetësore të  përjetuar vitin e kaluar, kur siç u shpreh, një përballje me shëndetin i ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën. Në një rrëfim të ndjerë, Albina bëri të ditur se iu desh të kalonte nëpër një ndërhyrje kirurgjikale në gji, një operacion që për fat të mirë, përfundoi me lajme të mira nga mjekët.

Ne shpesh i kushtojmë rëndësi vetëm karrierës dhe angazhimeve të përditshme, por harrojmë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Për fat të mirë, analizat dolën mirë dhe nuk kishte asgjë serioze, por operacioni ishte i nevojshëm.

Kjo përvojë, i shërbeu si një “zgjim” i madh.

E kuptova që nuk mund të jap asgjë te të tjerët nëse nuk kujdesem më parë për veten. Sot i bëj rregullisht të gjitha analizat dhe kontrollet. Mësova të mos e shtyj më kujdesin për shëndetin tim.

Me mesazhin e rëndësishëm se kujdesi për shëndetin nuk është luks, por një domosdoshmëri, artistja 27 vjeçare nga Peja zgjodhi t’i drejtohet sidomos atyre grave e vajzave që neglizhojnë në këtë drejtim.