Gossip Showbiz

Pas Albina Kelmendit, Nita Latifi kritikon ashpër performancën e Egli Takos me këngën “Mora fjalë”! “Hajde bre***…”

Këngëtarja Egli Tako ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas interpretimit të këngës patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një koncert të fundit. Edhe pse kënga është një simbol i rëndësishëm për publikun shqiptar, ajo që u vu më shumë në pah nuk ishte zëri apo interpretimi i saj, por veshja që zgjodhi për këtë rast.

Stili i saj i veshjes u cilësua nga shumë komentues si provokues dhe i papërshtatshëm për natyrën e këngës.

Reagimet nuk munguan, përfshirë edhe atë të këngëtares Nita Latifi, e cila u shpreh në një koment:

Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?

Kjo nuk është hera e parë që përzgjedhjet skenike të artistëve shqiptarë nxisin debat për balancën mes stilit modern dhe respektit për përmbajtjen kulturore.