Celebrities Wake Me Up - News

Elton Tozaj zbulon për sherrin mes Amber dhe Vserlos, ja ish-banorët që do të rikthehen nesër!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

I ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Elton Tozaj për të komentuar dhe analizuar situatat dhe banorët e “BBV4”. Sa i përket hyrjes së ish-banorëve dhe cilët prej tyre zgjodhi Gjesti, Eltoni u shpreh:

M’u duk një jo koherencë gjatë gjithë ditës tha jo G-Ban, jo Jozi. M’u duk absurde zgjedhja. Për Redonin pastaj ishte zgjedhje emocionale meqë është shqiptar i Kosovës. Unë mendoj do kthehet G-Ban se njerëzit duan dinamika. Amber për të gjithë situatat komike që krijon. Jozi sepse njerëzit e duan romancën. Amberi është rasti i vetëm që një transgjinore hyn dhe nuk paragjykohet, përkundrazi publiku i ka dhënë shumë dashuri. Pas rikthimit të ish-banorëve do plasë lufta. Sherri kryesor do jetë Amber-Vserlo. Amber dhe Vserlo kanë sherr shumë të madh të mbartur nga jashtë.

Sa i përket raportit Egli-Gjesti, ai u shpreh:

Të lidhur s’janë por janë ‘friends with benefits’. Në kuadër të lojës njeriu bën seks ndonjëherë. Unë e kam ndjekur atë natë dhe më ka pëlqyer fakti që më në fund dy të rinj patën guximin të bëjnë seks. Unë e pashë. Ska ndonjë gjë të keqe. Egli është kokë e këmbë me gjestin pas asaj nate.