Italia kundërshtoi deklaratat e shefes për të Drejtat të Njeriut në OKB, Michelle Bachelet, lidhur me trajtimin që po u bënë ky shtet Emigrantëve. Ministria e Jashtme Italiane i cilësoi deklaratat “joadekuate, të pabaza dhe të padrejta”. Bachelet, ish-presidente e Kilit, ka akuzuar Qeverinë Italiane për refuzim të hyrjes së anijeve të organizatave joqeveritare me refugjatë në këtë shtet.