Celebrities

Emma Stone shfaqet mahnitëse krah bashkëshortit të saj, po ku?

Aktorja fituese e Oscarit, Emma Stone, 36 vjeç, të martën në mbrëmje shkëlqeu në premierën e filmit të saj të ri, “Bugonia”, në New York, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Dave McCary, 40 vjeç.

Emma tërhoqi të gjithë vëmendjen me një fustan elegant gri nga Louis Vuitton, me bust të ngushtë dhe fund gjysmë-transparent me pala deri në tokë.

Ajo e kompletoi pamjen me vathë të thjeshtë ari dhe një çantë të vogël gri me detaje argjendi.

McCary, komedian dhe producent, qëndroi pranë saj pas premierës, duke e mbështetur bashkëshorten, edhe pse nuk parakaloi në tapetin e kuq.

“Bugonia” shënon bashkëpunimin e katërt të Stone me regjisorin Yorgos Lanthimos, i njohur për filmin “Poor Things”. Ky film përshkruhet si një komedi e zezë satirike, me elemente absurde dhe fantastiko-shkencore, bazuar në skenarin e Will Tracy.

Fansat dhe kritikët kanë vlerësuar paraqitjen e Stone, duke e cilësuar si një nga shfaqjet më elegante të saj në tapetin e kuq.