Pas ndalesës në Sarajevë, aktori hollivudian Willem Dafoe u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u prit ngrohtësisht nga kolegia e tij Emma Stone. Dy aktorët patën një moment të përzemërt përpara daljes zyrtare, teksa Stone e përshëndeti Dafoe-n me një puthje në buzë, gjë që shkaktoi të qeshura në publik.
Dafoe mori pjesë në premierën botërore të filmit “Bugonia”, të regjisorit Yorgos Lanthimos, ku luan krahas Emma Stone dhe Jesse Plemons.
Aktorja e njohur u shfaq me një fustan elegant ngjyrë krem me detaje argjendi, ndërsa Dafoe mbante një kostum klasik të zi dhe ndau momente me fansat në tapet.
“Bugonia” është një komedi e zezë ku Stone luan një drejtuese të fuqishme, e rrëmbyer nga dy teoricienë konspiracioni që besojnë se ajo është një figurë aliene e dërguar për të shkatërruar Tokën.
Gjatë një konference për shtyp, Emma Stone u pyet nëse beson në ekzistencën e inteligjencës së jashtëtokësore. Ajo u përgjigj duke cituar filozofinë e astronomit Carl Sagan:
Ne u dashuruam me mënyrën se si ai e shihte universin. Ai besonte se të mendosh që jemi të vetëm në këtë univers është narcizëm. Pra, po, unë besoj te alienët