Celebrities

Emocionet e koncertit të Alban Skënderaj, Miriam Cani: Ishte një sfidë e jashtëzakonshme për ne…

Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista  në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.

Eni: Të kishte marrë malli për këtë rutinën e përgatitjes në skenë?

Miriam: Malli më ka marrë shumë, janë kujtime që i ruaj, i kam shumë të shtrenjta. Në vitet e fundit kemi realizuar projekte të ndryshme. I jam dedikuar rritjes së fëmijëve më shumë. Janë shumë të mirë, shumë social, shumë të dashur. Jam dyfish e emocionuar që ata janë këtu. Është një sukses që ne jemi në këtë koncert jashtë Shqëipërisë. Ishte një sfidë e jashtëzakonshme për ne. Nuk arrij dot t’i përshkruaj emocionet që kam. Të gjithë mesazhet që kemi marrë kanë qenë të jashtëzakonshme nga shqiptarë nga e gjithë bota.

Miriam: Për të qenë e sinqertë nuk shkoj në koncertet e Albanit, zgjasin në orët e vona, edhe për shkak të fëmijëve që mos t’i mungojmë të dy atyre. Për gjëra speciale që janë të mirëmenduara, aty jemi të dy të përfshirë.