Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.
Eni: Një rikthim të fuqishëm po e mendon? Miriami në ato vitet e saj shpërthyese?
Miriam: E mira e profesionit tonë është që ne nuk kemi një afat. Nuk është si te futbollistët apo modelet. Për sa kohë ti e ndjen artin, unë përveç muzikës kam edhe televizionin pasion. Nuk do doja të humbisja vitet e fëmijërisë së fëmijëve. Kam qenë këtu në formimin e këtyre viteve të para, besoj në një të ardhme, besoj do rikthehem.
Më tej, Miriam tregoi emocionet dhe sfidat e përgatitjes së koncertit.
Malli më ka marrë shumë, janë kujtime që i ruaj, i kam shumë të shtrenjta. Në vitet e fundit kemi realizuar projekte të ndryshme. I jam dedikuar rritjes së fëmijëve më shumë. Janë shumë të mirë, shumë social, shumë të dashur. Jam dyfish e emocionuar që ata janë këtu. Është një sukses që ne jemi në këtë koncert jashtë Shqëipërisë. Ishte një sfidë e jashtëzakonshme për ne. Nuk arrij dot t’i përshkruaj emocionet që kam. Të gjithë mesazhet që kemi marrë kanë qenë të jashtëzakonshme nga shqiptarë nga e gjithë bota.