Presidenti turk, Recep Tyyaip Erdogan ftoi homologun e tij amerikan, Donald Trump për një vizitë në Turqi, ndërkohë që Ankaraja dhe Uashingtoni po afrojnë më shumë marrëdhëniet e tyre për të koordinuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Erdogani ka ftuar Trump për vizitë në vitin 2019 në Turqi. Zëdhënësi i ekzekutivit amerikan Hogan Gidley njoftoi se presidenti është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen”.