Bota

Erdogan: Turqia nuk mund të përballet me një valë të re refugjatësh

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia nuk do të jetë në gjendje të përballet me një valë të re të mundshme refugjatësh. Sipas tij, “Ndërtimi i mureve të larta me tela me gjemba nuk është aspak mënyra për të parandaluar emigracionin e parregullt”. Erodogan bëri të ditur se “Ankaraja ka shpenzuar mbi 37 miliardë dollarë për të strehuar refugjatë”.