Kryetari i Bashkisë së Tiranës nëpërmjet platformave të tij sociale na mban të përditësuar me të gjitha situatat dhe masat që po merren kundër Covid-19 në Shqipëri që nga dezifektimi i baneseva dhe rrugëve të Tiranës deri tek dërgesa e ushqimeve dhe pensioneve për moshën e tretë në shtëpi.
Së fundmi ai ka zbuluar një mesazh inkurajues që vjen nga një ndër artistet tona të preferuara, Rita Ora. Me anë të këtij video-mesazhi, këngëtarja me origjinë shqiptare na thotë të tregohemi të kujdesshëm, të mos kemi frikë dhe të lajmë duart shpesh.
“Bëni çdo gjë që të mundeni, ju dua” -shton Rita teksa fjalët e fundit i thotë shqip.