Health & Beauty Vitality Vibes | News

Është i përfshirë masazhi në fizioterapi?! Ja si përgjigjen Kejdi dhe Xhulia në “Vitality Vibes”…

Të ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio kanë qenë dy fizioterapistë, Xhulia Lazri dhe Kejdi Ndoja. Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar në  lidhje me çështjet kyçe që kanë të bëjnë me këtë fushë mjaft të rëndësishme për të gjithë njerëzit.

A është i përfshirë masazhi në fizioterapi?

Kejdi: Patjetër që po, por që të jetë faktori kryesor jo. Nuk është faktori kryesor masazhi në fizioterapi. Fizioterapia ka disa lloj ndërthurjesh që bashkë normalisht kanë edhe pjesën e masazheve. 

Këtu nuk janë të përfshira masazhet e relaksit?

Xhulia: Absolutisht që jo, më shumë masazhe muskulare dhe masazhe që janë tamam për pjesën e rehabilitimit. 

A shëron fizioterapia?

Xhulia: Patjetër, përveçse mund të jetë përshembull një lloj patologjie që pacienti mund të ketë, ndonjëherë është edhe një lloj relaksimi. Pas një cikli terapeutik, patjetër që është shëruese.