Sezoni i festave të fundvitit nuk është vetëm për festën dhe gëzimin, por edhe për t’u veshur me stil. Prej xhaketave të pelushit dhe fustaneve të kuqe të ndezura deri te fundet e ndritshme për festa, nuk ka sezon tjetër më të bukur se ai i dhjetorit. Dhe kjo do të thotë se është koha për të luajtur me bizhutë në mënyra më të mëdha dhe më të guximshme.
Jo çdo lloj bizhuterie është e përshtatshme për festat. Këtë vit, siç sugjerojnë pasarelat, janë rikthyer tendencat e luksit dhe “big statement” bizhutë e mëdha, me metalet që përzihen, veshjet e guximshme me vathë të mëdhenj dhe byzylykë luksoze.
Megjithatë, përkundër gjithë zbukurimeve dhe ngjyrave të ndezura, ka gjithashtu hapësirë për momentet intime. Kjo vlen edhe për tendencat e bizhutërive të sezonit, ku mbivendosja e aksesorëve ofrojnë mundësi më personale për të shprehur veten gjatë festave.
Me ftesat për festa zyre dhe natën e Vitit të Ri që po vjen, janë pyetur tre ekspertë për të ndarë tendencat më të mira të bizhutërive për të mbajtur gjatë gjithë sezonit të festave.
Ekspertër:
Caroline Maguire, Drejtoreshë e Modës në Shopbop
Stephanie Lawler, Zëvendës Presidente e Marketingut në Signet
Leigh Batnick Plessner, Drejtoreshë Kryesore Kreative në Catbird
Metalet e ndërthurura

Një nga mënyrat për të luajtur me bizhutë këtë sezon festash është të kombinoni metalet e arit dhe argjendit. Caroline Maguire e shikon këtë si një nga tendencat më të preferuara të sezonit:
Më pëlqen dukja e vathëve, byrzylykëve dhe zinxhirëve të mbivendosur që kanë metalet e ndryshme
Megjithëse mund të duket si një gabim mode, përzierja e metaleve mund të sjellë dimension dhe thellësi në veshjen tuaj, duke larguar monotoniën e zakonshme të paletave të metaleve të njëtrajtshme.
Maguire shton se ky është një trend që mund ta mbani edhe pas festave:
Ari dhe argjendi janë tendenca të bizhuterive që mund të mbahen gjatë gjithë vitit dhe kurrë nuk dalin nga moda. Nuk është e nevojshme të krijoni një koleksion për një moment të caktuar; zgjidhni stile që mund t’i mbani në çdo rast.
Sezoni i gurëve shkëlqyes
Kur vjen fjala për bizhutë që ndriçojnë, ky është sezoni për t’u hapur për ide të reja, madhësi apo modele të ndryshme.
Caroline Maguire i cilëson ato si një mundësi të shkëlqyer për këtë sezon, pasi ofrojnë “nivel në lojën tuaj të vathëve.”
Përshtatni stilin tuaj të veshjes me sa të rehatshme e ndiheni.
Mbivendosja
Ndërkohë që vitet e fundit ishin dominuar nga “luksi i heshtur” dhe estetika e “vajzës së pastër”, moda po lëviz drejt maksimalizmit dhe opulencës. Mbivendosja e bizhutërive është një tendencë që është në përputhje të plotë me këtë mentalitet. Stephanie Lawler rekomandon mbivendosjen e zinxhirëve dhe unazave gjatë sezonit të festave.
Kombinimi i unazave të duhura mund të sjellë një stil të guximshëm që tërheq biseda, tregon histori dhe shpreh stilin tuaj. Po ashtu, më shumë është më mirë…
Por, jo çdo kombinim është i përshtatshëm për mbivendosje. Për zinxhirët, Lawler sugjeron të përzieni materiale dhe gjatësi të ndryshme, ndërsa për unazat, ajo thekson se çelësi është:
Përzierja e formave dhe madhësi e të ndryshme dhe shtimi i pjesëve me silueta të valëzuara.
Dashuria për dashurinë
Sezoni i festave shpesh lidhet me idenë e luksit: shampanja, veshjet e leshta dhe dhuratat e çmuara. Byzylykët tenis, me linjat e saj të gurëve të pastruar dhe në një gamë të gjerë madhësish dhe materialesh, janë një zgjedhje perfekte për këtë sezon. Maguire shprehet se:
Janë të shkëlqyera për t’u mbivendosur me bizhutë e arit dhe argjendit për të shtuar pak shkëlqim ekstra