Dortmund fitoi 6-0 ndaj Union Berlin, në ndeshjen e kampionatit. Në këtë sfidë për verdhezinjtë spikati sulmuesi Guirassy, i cili realizoi 4 gola.
Futbollisti nga Guinea, në sezonin e parë në “Signal Iduna Park” ka shënuar jo pak por 13 gola, ndërsa ka dhuruar dy asist.
“Ai është një lojtar i klasit botëror”- u shpreh trajneri i Dortmund për Guirassy, në intervistën e dhënë pas ndeshjes.
Guirassy ka lindur në Arles, në bregun jugor të Francës, dhe karrierën e tij të hershme e nisi duke luajtur për Laval, Lille dhe Auxerre (në huazim) përpara kalimit në Bundesligë tek Kolni në vitin 2016.
Megjithëse ishte i ri, në moshën 20-vjeçare, Guirassy pa dyshim ka shpresuar se nuk do të luante vetëm 79 minuta në sezonin e tij debutues në Gjermani. Por, lëndimet e shumta dhe problemet me adaptim bënë që ai të mos kishte ndonjë impakt.
Gjërat nuk u përmirësuan shumë as në sezonin e tij të dytë në Gjermani, me Kolnin që ra nga liga. Por, Guirassy dha shenjat e para të talentit të tij, duke shënuar katër gola në një ndeshje në ligë dhe gjithashtu një gol të paharrueshëm ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.
Ka qenë në Sttutgart dhe nën drejtimin e Sebastian Hoeness ku Guirassy ka përmbushur me të vërtetë potencialin e tij të plotë, madje duke përfaqësuar Francën në kategori të grupmoshave. Megjithatë, më vonë , Guirassy ka zgjedhur të përfaqësojë Guinean, vendin e prindërve të tij.
Ky vendim i Guirassy në vitin 2022 për të përfaqësuar shtetin e Guinesë u shpagua shpejt, pasi këta të fundit u kualifikuan në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke u radhitur si e dyta në grupin D pas Egjiptit.