Gossip Showbiz

“Është më e mira në shtëpi…” DJ Gimbo shpërthen me deklaratën që po trazon rrjetin?

Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo, ka tërhequr menjëherë vëmendjen me një deklaratë të hapur dhe pa filtra, duke shprehur simpatinë e tij për Selinin.

Ai e ka cilësuar atë si një nga banoret më pozitive të këtij edicioni, duke theksuar se energjia e saj ndihet qartë brenda shtëpisë.

Gjatë një momenti në dhomën e rrëfimit, DJ Gimbo u shpreh pa hezitim se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj ndikon pozitivisht tek të gjithë banorët.

Madje, ai deklaroi se është i gatshëm ta thotë këtë hapur edhe gjatë Prime-it.

Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi

-u shpreh ai, duke mos e fshehur aspak pëlqimin për banoren.

Këto fjalë u publikuan edhe në rrjetet sociale, përmes faqes zyrtare të “Big Brother VIP Albania” në Instagram, ku ngjallën menjëherë reagime të shumta.

Deklarata e DJ Gimbos ka shtuar kureshtjen si mes banorëve ashtu edhe tek publiku, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo simpati mund të shndërrohet në diçka më shumë apo do të mbetet thjesht një vlerësim për karakterin dhe pozitivitetin e Selinit brenda lojës.

Për momentin, kjo deklaratë nuk është bërë ende e ditur për banorët e tjerë dhe nuk dihet se si do të reagojë vetë Selini kur ta mësojë.