Sipas një publikimi të fundit të “Eurostat”, Shqipëria është vendi me nënat më të reja të Europës, madje shumë lindje kryhen në adoleshencë. Mosha mesatare e femrave që bëhen nëna për herë të parë në Shqipëri është 26 vjeç, më të rejat në Europë, së bashku me Bullgarinë. Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë, një nga më të mëdhenjtë në vend, pret 4.000 lindje në vit, nga të cilat rreth 900, i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç.