Meta u ka mundësuar edhe një herë përdoruesve të rrjetit social Facebook të shohin vetëm postimet, historitë dhe videot e miqve në ‘feedin’ e tyre, pa reklama apo rekomandime. Kompania vuri në dukje se me kalimin e kohës, Facebook ka zgjeruar aftësitë e grupeve, ka përmirësuar platformat e videove dhe reklamave, por “magjia e miqve” është zbehur ndërkohë dhe cilësimet e reja duhet ta kthejnë rrjetin social në rrënjët e tij dhe komunikimin me të dashurit. Ndryshimi fillimisht hyri në fuqi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe përdoruesit mund të prezantojnë vetë cilësimet e dëshiruara përmes skedës së re Friends.
“Si një vend për të parë kërkesat për miqësi dhe njerëzit që mund të njihni, skeda Miqtë tani do të shfaq historitë, burimet, postimet, ditëlindjet dhe kërkesat e miqve tuaj”-tha Meta në një deklaratë në faqen e saj të internetit. Gjithashtu, kompania Meta thekson se rrjetet sociale “duhet të jenë vërtet sociale” dhe njoftoi se do të prezantojë më shumë eksperienca argëtuese, të thjeshta që do t’i lejojnë përdoruesit të lidhen më lehtë.
Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit. Padia është ngritur për përdorimin e asaj që quhet “biblioteka e hijeve”, LibGen, për zhvillimin e softuerit për inteligjencën artificiale “Llama 3”. Gazeta “Atlantik” publikoi javën e kaluar një mjet kërkimi për bazën e të dhënave LibGen, pasi dokumentet gjyqësore të dorëzuara më herët gjatë këtij viti për rastin e komikes amerikane Sarah Silverman dhe autorëve të tjerë kundër Metës ishin bërë publike.
Qeveria e Papua Guinesë së Re ka bllokuar rrjetin social Facebook në atë që e përshkruan si një “test” për të zbutur gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, pornografinë dhe përmbajtjet e tjera të dëmshme. Përdoruesit e Facebook në vend nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në platformë dhe është e paqartë se sa do të zgjasë ndalimi. Lëvizja e qeverisë nuk u njoftua para “testit” të djeshëm të cilin deputetët e opozitës dhe drejtuesit e medias e cilësuan si “tirani” dhe “shkelje të të drejtave të njeriut”.