Aktualitet

Tensione/ Protestuesit futen te Politekniku dhe shpalosin banderolën ‘Ju erdhi fundi’

Protesta e sotme para Kryeministrisë nuk shkoi si zakonisht dhe shkak u bë një banderolë me përmasa gjigante, e shpalosur në faqen ballore të Universitetin e Politeknikut në Tiranë.

“Ju erdhi fundi”, ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.

Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve.

Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.