Showbiz

Falë Koronavirusit, ulet ndjeshëm niveli i ndotjes së ajrit në botë

Pandemia e Covid-19 po mbyll aktivitetet industriale jo vetëm në Kinë por edhe në Europë e cila është shndërruar në vatrën më të re të këtij virusi.

Agjensia Europiane e Hapësirës ka shpërndarë disa imazhe satelitore ku tregohet qartë ulja e nivelit të ndotjes së ajrit nëpër botë, kryesisht në Kinë këto 6 javët e fundit.

Ky është eksperimenti që të gjithë do të donin të shikonin, ndalimin e aktiviteteve industriale, jo për të ulur ekonominë por për të parë se si toka pastrohet dhe merr frymë, e gjitha kjo fatmirësisht apo fatkeqësisht Koronavirusit.

Javët e fundit nivelet e dioksidit të nitrogjenit “NO2”, mbi qytetet dhe zonat industriale në Azi dhe Europë ishin dukshëm më të ulëta se në të njejtën periudhë vitin e kaluar.