Gossip Showbiz

Një mesazh i fshehtë për Brooklyn?! Detaji emocional i David Beckham në postimin e tij…

David Beckham ka prekur ndjekësit me një gjest të heshtur, por shumë domethënës, në mes të përplasjes së fortë që po kalon me djalin e tij të madh, Brooklyn.

Ish-futbollisti 50-vjeçar publikoi në rrjetet sociale disa pamje nga arkivi i tij personal i këpucëve të futbollit, duke rikthyer pa fjalë një lidhje që duket se ende nuk është shuar.

Teksa po sistemontë koleksionin e madh të këpucëve që ka veshur gjatë karrierës, fansat me sy të mprehtë vunë re një detaj prekës: emrat e fëmijëve të tij Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, të qëndisur në këpucë.

Një traditë që David e kishte ndjekur prej vitesh, si homazh për familjen e tij, dhe që sot merr një kuptim edhe më të fortë emocional.

Ky veprim vjen në një moment delikat për familjen Beckham, pas deklaratës së gjatë dhe të ashpër që Brooklyn publikoi muajin e kaluar, ku ai shprehej hapur se nuk dëshironte pajtim me prindërit dhe i akuzonte për manipulim, presion dhe kontroll të vazhdueshëm mbi jetën e tij personale dhe profesionale.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se David dhe Victoria janë thellësisht të lënduar nga situata, por se dera për Brooklyn mbetet gjithmonë e hapur.

Sipas tyre, pavarësisht tensioneve, ai do të pranohej menjëherë nëse do të vendoste të rikthehej.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe fakti që Brooklyn ka mbuluar disa nga tatuazhet e vjetra kushtuar familjes, përfshirë një dedikim për të atin dhe emrat e motrës e vëllezërve. Në kontrast, tatuazhet në nder të bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, mbeten të dukshme.

Raportimet e fundit sugjerojnë se Brooklyn dhe Nicola po planifikojnë të krijojnë familje dhe madje po konsiderojnë adoptimin e një fëmije në të ardhmen, një zhvillim që, sipas burimeve, do të ishte një goditje e madhe emocionale për David dhe Victoria nëse do të mbeteshin jashtë jetës së një nipi apo mbese.

Në heshtje, pa asnjë deklaratë direkte, David Beckham duket se ka zgjedhur të flasë përmes kujtimeve, dhe për shumëkënd, ky gjest vlen më shumë se çdo fjalë.