Gossip Showbiz

Familjarët e Gjestit reagojnë ndaj rikthimit të Eglit në shtëpi? “Vijnë njerëz që…”

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” nuk është pritur mirë nga familjarët e Gjestit. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre në një postim në ‘InstaStory’, ku theksojnë se personazhet e rikthyer po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur informacionet që kanë marrë jashtë shtëpisë.

Në postimin e gjatë, të ripostuar nga një faqe tjetër, shpjehoet se Gjesti e ka kaluar një periudhë të vështirë, duke qenë i mbyllur për më shumë se 150 ditë, pa kontakt me botën e jashtme.

Ata theksojnë se ai nuk ka pasur mundësi të dëgjojë as brohoritjet e atyre që e duan dhe as kritikat e atyre që e ndjekin vetëm për ta gjykuar. Sipas tyre, personazhet që janë kthyer në shtëpi janë mbushur me informacione të freskëta dhe po përpiqen të ndikojnë te Gjesti, duke i krijuar dyshime për vetveten dhe duke e detyruar të humbasë busullën në lojë.

Megjithatë, ata theksojnë se Gjestin ka pasur forcën të shndërrojë gjithë këtë presion në një burim të pashtershëm fuqie. Sipas tyre, fitorja e tij është më e vështira dhe më e vlefshme, duke theksuar se ajo nuk është një fitore që vjen me brohoritje, por ajo që arrihet pas një periudhe të gjatë vuajtjesh dhe përpjekjesh.