Me rastin e ditëlindjes së tij, këngëtari shumë i dashur i publikut Yll Limani vendosi të surprizojë fansat me lançimin e një tjetër projekti muzikor.
“Buzët e Kuqe” quhet prurja më e re e Yll Limanit që të gjithë mund ta votojnë për ta bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare gjatë javëve të ardhshme.
Projekti i tij i ri flet për një vajzë që i ka thyer zemrën artistit por ai vazhdon akoma të jetë xheloz për të. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë që nga publikimi i këngës, fansat kanë ndarë shumë mendime rreth kësaj prurjeje.
Nga komentet në YouTube, fansat e Yll Limanit kanë vënë në dukje ngjashmërinë që kjo këngë ka me hitin e The Weeknd, “Blinding Lights”.
Disa u shprehën se artisti e ka vjedhur këtë këngë duke e akuzuar për plagjiaturë. Të tjerë thonë se Ylli është frymëzuar për këtë këngë nga artisti ndërkombëtar por ka edhe nga ata që mendojnë se Ylli është The Weeknd i Shqipërisë prandaj këngët duken të ngjashme.
Po ju si mendoni? Më poshtë mund të dëgjoni këngët e artistëve dhe të vendosni vetë se përse ato duken gati njësoj.