Komediania Katherine Ryan ka reaguar ashpër ndaj deklaratave tronditëse të Brooklyn Beckham, duke e quajtur atë “fëmijë ‘nepo’ mosmirënjohës” dhe duke mbrojtur prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.
Në podcastin e saj të fundit, Ryan, 42 vjeç, tha se Brooklyn duhet të rritet pak, duke theksuar se fëmijët e famshëm shpesh nuk e kuptojnë se sa përparësi kanë pasur gjatë jetës.
Ai ka përfituar shumë nga emri i familjes Beckham dhe nuk duket se ka inteligjencë emocionale për të thënë: ‘Në shumë mënyra ka qenë e vështirë, por kjo më krijoi një jetë të bukur’
-tha ajo.
Katherine shtoi se çdo projekt i Brooklyn, qoftë kontrata milionëshe si me Superdry apo emisioni i gatimit gjatë pandemisë, ishte mundësuar kryesisht nga famë dhe pozicioni i tij si Beckham.
Përsa i përket akuzave të tij për fustanin e dasmës së Nicola Peltz dhe vallëzimin “të papërshtatshëm” të Victoria, Ryan tha:
Si mund të quhet kjo ‘e papërshtatshme’? Ndoshta ishte thjesht një keqkuptim sepse po vallëzonte me nënën e tij.

Ajo nënvizoi gjithashtu se sulmet ligjore dhe postimet dramatike në rrjete sociale nuk janë mënyra për të kërkuar privatësi:
Nëse doja realitet nga familja ime, nuk do dërgoja letra ligjore që menjëherë bëhen publike.
Ryan përfundoi duke kujtuar publikisht sfidat që Victoria dhe David përballuan duke rritur fëmijë në sy të paparacëve dhe se Brooklyn mund të tregojë distancë pa harruar mirësjelljen:
Mund të tërhiqesh, por tregoni pak mirësjellje.