Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni martesore që ka ndodhur sot (e diel).
Ai ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe është martuar me një vajzë misterioze, përkundër faktit se ka qenë i distancuar nga jeta publike kohët e fundit.
Fero ka kohë që është tërhequr nga aktivitetet e tij muzikore për t’u përkushtuar ndaj fesë islame, ku siç ka ndarë me ndjekësit, edhe bashkëshortja e tij i përket të njëjtit besim.
Në një postim të tij në InstaStory, ai ka njoftuar se është martuar, duke shpërndarë me fansat emocionin e tij:
Sapo u martuam.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas divorcit nga modelja nga Kumanova, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina.