Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Ferrari 849 Testarossa
Ky është Ferrari 849 Testarossa – pasardhësi i SF90ës dhe një bishë hibride që kombinon një V8 4.0 litra me dy turbo dhe tre motorë elektrikë. Rezultati? Mbi 1,000 kuaj fuqi. Pra, më shumë se një fshat i tërë me kuaj.
Shpejtësia? 0–100 km/h në 2.25 sekonda dhe 0–200 km/h në 6.3 sekonda. Kjo s’është për të shkuar në supermarket – është për të thyer qafën edhe me një akselerim të shkurtër. Në Fiorano, është 1.5 sekonda më shpejt se SF90 dhe vetëm një hap prapa versionit ekstrem SF90 XX.
Dizajni? Ka shumë për të diskutuar. Përpara ka dy kate aerodinamike me flicks, poshtë një kopsht vortex-esh, ndërsa prapa – surpriza: dy bishta që duken si pontone futuriste, me një fletë aktive në mes.
Kanale të thella anash për të ushqyer intercooler-at e rinj, më shumë downforce (415kg në 250 km/h) dhe më shumë ftohje, sepse mbi 1,000 kuaj fuqi nuk pihet kafe e ftohtë pa ventilatorë seriozë.
Por Ferrari s’ka harruar përdoruesin e përditshëm. Makina mund të ecë vetëm me energji elektrike deri në 25 km – që do të thotë: mund të shkosh te furra bukes pa zgjuar gjithë lagjen. Dhe pastaj ke menutë: nga e qetë deri te “mbahu fort”.
Brenda, kanë hequr pak nga “touch-haptics” dhe kanë kthyer butonat – sepse një Ferrari duhet të ndizet me stil, jo me swipe.
Çmimi? Rreth €460,000 për Coupe, €500,000 për Spider. Dhe nëse do paketën Assetto Fiorano, shto edhe 52 mijë euro.
Pra, Testarossa 849 është Ferrari që merr SF90 dhe i thotë: ‘ti ishe i mirë, por unë jam revolucioni i vërtetë.’
Ti ishe dje mire, sot jam unë.