Ferrari ka prezantuar së fundmi makinën e re S90 XX Stradale, një version special i bazuar në SF90 Stradale, por shumë më i fuqishëm. Me një motor V8 me 1030 kuaj fuqi, kjo makinë është frymëzuar për brendësinë e saj nga bota e garave, për të reduktuar peshën. Sedilje janë 1,3 kg më të lehta në krahasim me SF90 normale.
Sa i përket shpejtësisë, “bisha” italiane do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2,3 sekonda. Ndërkohë, shpejtësia maksimale e saj do të arrijë 320 km/h. Kjo është makina e parë Ferrari e programit XX që do të mund të përdoret në rrugë, pasi të gjitha të tjerat kanë qenë të ideuara për të garuar në pistë. Ferrari S90 XX Stradale do të prodhohet në 799 njësi dhe mendohet se do të kushtojë rreth 1 milion euro.
Së fundmi drejtori ekzekutiv i Ferrari, Benedetto Vigna, njoftoi se fabrika e re e gjeneratës së re të automjeteve të prodhuesit të makinave luksoze do të hapet në qershor 2024. “Fabrika në lokacionin në Maranello, veri të Italisë do të jetë gati në qershor 2024, dy vjet pas fillimit të ndërtimit”,-tha Vigna në një intervistë gjatë Forumit të Tregjeve të Kapitalit të Bloomberg në Itali.