Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Feston sot ditëlindjen e saj të 66-të Sade Adu!

Helen Folasade Adu ose ndryshe njohur si Sade, është këngëtarja nigeriano-britanike që në vitet ‘80, i dha jetë rrymës smooth jazz me një prekje të asaj soul.

Lindur më 16 janar 1949, artistja ka shënuar suksese të vazhdueshme në karrierën e saj. Sot e kësaj dite ajo mbahet si një ndër artistet e gjinisë femërore më të suksesshme në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, me një prezencë në muzikë që daton prej vitit 1982.

Sade ka studiuar në Shkollën e Artit të Shën Martinit dhe mori famë të moderuar për nismën si stiliste mode dhe modele me kohë të pjesshme. Pasi u bë anëtare e grupit Pride dhe arriti të njihej si performuese, ajo krijoi bandën e saj Sade dhe nisi të prodhonte muzikë.

“Diamond Life” ishte albumi i saj më i suksesshëm, nga ku mund të përmendim hite si “Smooth Operator”, “Kiss of Life”, “Paradise” e shumë të tjera. Ai u bë albumi më i shitur i kohës dhe prej këtij statusi, po ashtu u kthye dhe në debutin më të shitur të një artisteje vajzë në Britaninë e Madhe.

Ndër vlerësimet me çmime, theksohen ai i “Oficeres së Urdhrit të Perandorisë Britanike” në vitin 2002 për kontributin e saj në muzikë, ngritja në detyrë për Komandante të së njëjtit urdhër për po këtë kontribut në vitin 2017 dhe çmimi Grammy i “Artistes më të mirë Debutuese” në vitin 1986.